Punonjësit trondisin me deklaratat: ‘Amazon na ‘detyron’ të urinojmë në shishe!’

Punonjësit trondisin me deklaratat: ‘Amazon na ‘detyron’ të urinojmë në shishe!’

19:04, 28/03/2021
A+ Aa A-

Biznesmeni Marc Pocan, ka bërë një deklaratë tronditëse në llogarinë e tij në “Twitter”, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kompanisë së njohur “Amazon”, të miliarderit Jeff Bezos.

“Të paguani punëtorët 15 dollarë në orë nuk ju bën një ‘vend pune progresiv’ kur ju bllokoni sindikatat dhe i bëni punëtorët që të urinojnë në shishe uji.”, ka shkruar ai.

“Amazon”, iu përgjigj këtij statusi duke shkruar:

“Ju nuk e besoni me të vërtetë atë gjënë e urinimit në shishe? Nëse do të ishte e vërtetë, askush nuk do të punonte për ne.”

Mirëpo, punonjësit pranojnë se kjo është e vërtetë. Kompania në fakt nuk të detyron të urinosh në shishe, por nëse nuk e bën ti humbet shumë kohë në punën tënde, ul performancën dhe rrezikon të humbasësh vendin e punës. Savannah, një ish-shofer i kompanisë deklaroi se:

“Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe. Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet.”

Një shofer tjetër i cili punon ende për “Amazon”, tha se:

“Ata regjistrojnë gjurmët e lëvizjeve, sa herë ti ndalon, sa shpejt i jep makinës. Është një kompani shumë agresive që ka gjeneruar kaq shumë të ardhura gjatë viteve të fundit, dekada, por e gjitha ka qenë në kurriz të keqtrajtimit të punëtorëve. Unë nuk jam duke thënë se “Amazon” po e inkurajon këtë gjë. Por ju garantoj se çdo shofer që ka punuar atje për shumë kohë, ka hyrë në një furgon dhe ka parë një shishe të tejdukshme të mbushur me diçka që padyshim nuk është lëng molle. Ka ndodhur. Ndodh!”

Një tjetër shofere e cila e kishte mbajtur urinën deri në atë pikë sa kishte pasur infeksione të fshikëzës tha se:

“Është çnjerëzore, më e pakta që mund të them.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco