Vaksinimi me Sinofarm, zyrtarët kinezë thonë se duhen 3 doza për imunizim

Vaksinimi me Sinofarm, zyrtarët kinezë thonë se duhen 3 doza për imunizim

16:53, 28/03/2021
A+ Aa A-

Kompania farmaceutike kineze Sinofarm njoftoi se pasi të vlerësojë rezultatet e fazës së tretë të provës klinike jashtë vendit, do të vendosë nëse dhe kur është e nevojshme të jepen tre doza të vaksinës së saj të koronavirusit në vend të dy, si më parë.

Organet rregullatore dhe prodhuesit e vaksinave po konsiderojnë nëse një dozë e tretë e vaksinës kineze është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve që mutacione të reja të koronavirusit mund të dobësojnë mbrojtjen e krijuar nga vaksina, raporton Reuters.

Nënkryetari i degës së Sinofarm në CNBG Zhang Yuntao tha se 'rezultatet paraprake treguan se rivaksinimi shtesë mund të rrisë numrin e antitrupave dhe në të njëjtën kohë të përmirësojë aftësinë e vaksinës për tu mbrojtur nga mutacionet e virusit'.

'Përgjigja në pyetjen nëse një dozë shtesë është e nevojshme dhe kur duhet të jepet, do të bazohet në rezultatet e fazës së tretë të ardhshme të provave klinike', tha Zhang.

Antitrupat që prodhojnë dy doza të vaksinës Sinofarm kanë një efekt neutralizues 'shumë të mirë' në mutacionet britanike dhe të Afrikës së Jugut të virusit dhe disa të tjerë, tha Zhang.

Testimi i efektivitetit të vaksinës kundër llojeve të virusit korona të zbuluar në Brazil dhe Zimbabve është duke u zhvilluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco