Putin: Deri në fundin e verës, Rusia arrin imunitetin e tufës

Putin: Deri në fundin e verës, Rusia arrin imunitetin e tufës

14:04, 28/03/2021
A+ Aa A-

 

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai priste që Rusia të arrijë imunitetin e tufës ndaj koronavirusit dhe të heqë kufizimet e lidhura me pandeminë deri në fund të verës, njoftoi të dielën agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar komentet e tij në televizion.

Putini, i cili u vaksinua këtë javë me një vaksinë të prodhuar nga Rusia, gjithashtu tha se efektet e vetme anësore që ai përjetoi ishin dhimbja e lehtë në muskujt e tij mëngjesin tjetër dhe një ndjenjë e pakëndshme në vendin e injeksionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco