Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Sulm me thikë në një librari publike në Kanada, një viktimë dhe disa të plagosur

Sulm me thikë në një librari publike në Kanada, një viktimë dhe disa të plagosur

13:35, 28/03/2021
A+ Aa A-

Një grua humbi jetën dhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi me thikë në një librari publike në një zonë shumë të frekuentuar të Vankuverit në Kanada.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites dhe autoritetet bëjnë me dije se kanë vënë në pranga autorin e vetëm të sulmit. Më vonë, policia kërkoi nga dëshmitarët, sidomos ata që kanë bërë video, t’i dorëzojnë ato për të ndihmuar me hetimet.

“Kemi 6 persona të lënduar prej një sulmi me thikë, një prej tyre humbi jetën. Viktima është një grua. Besojmë se kemi arrestuar autorin e vetëm të ngjarjes. Ende është i paqartë motivi i këtij sulmi”, deklaroi në një konferencë për shtyp zyrtari i policisë, Frank Jang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco