Dalin imazhet e rralla të ‘përbindëshit’ që përpin gjithçka që i afrohet

Dalin imazhet e rralla të ‘përbindëshit’ që përpin gjithçka që i afrohet

11:04, 25/03/2021
A+ Aa A-

Një foto e rrallë vjen nga galaktika. Bëhet fjalë për vrimën e zezë në galaktikën M87 që ndodhet 55 mln vjet dritë larg Tokës.

Imazhi është kapur nga Event Horizon Telescope EHT, që realizoi edhe foton e parë historike të një vrime të zezë në vitin 2019.

Kërkuesit kanë punuar duke lidhur të gjithë teleskopët e botës, në mënyrë që të përftohej një teleskop virtual me dimensioned e Tokës.

Gjithashtu janë përdorur edhe 66 antena të radioteleskopit Alma të Observatorit Evropian jugor, ESO.

Ky imazhi i fushës magnetike rreth saj, ndihmon të kuptohet më tepër mbi përhapjen dhe shpërndarjen e grimcave përtej galaktikës.

Kërkuesit shpjegojnë se teleskopi virtual EHT bëri të mundur për të dalluar nga Toka një objekt me dimensionet e kartës së kreditit në sipërfaqen e Hënës.

Kërkimi dhe fotoja janë publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters.

Ndërsa në komunitetin shkencor botëror ky është cilësuar një hap i rëndësishëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco