Bill Gates tregon se kur do t'i kthehet bota normalitetit, falë vaksinave

Bill Gates tregon se kur do t'i kthehet bota normalitetit, falë vaksinave

08:32, 25/03/2021
A+ Aa A-

Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave COVID-19, tha Bill Gates në një intervistë për gazetën polake 'Wyborcza' dhe për transmetuesin televiziv TVN24.

"Kjo është një tragjedi e pabesueshme", tha bashkëthemeluesi i Microsoft mbi pandeminë, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë ishte hyrja e vaksinave.

"Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet," tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft Corp në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka angazhuar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale të pandemisë COVID-19. 

Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostifikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Struktura COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco