Britania mund ta shtojë Francën në 'listën e kuqe' për shkak të varianteve, thotë Johnson

Britania mund ta shtojë Francën në 'listën e kuqe' për shkak të varianteve, thotë Johnson

08:29, 25/03/2021
A+ Aa A-

Britania së shpejti mund ta fusë Francën në një "listë të kuqe" të udhëtimit dhe të forcojë kontrollet kufitare në Kanal për shkak të rrezikut të varianteve të reja të koronavirusit, tha të mërkurën Kryeministri Boris Johnson.

AFP thotë se Franca po lufton me një valë të tretë të rasteve dhe të mërkurën zgjeroi bllokimet edhe në tre zona të tjera duke përfshirë qytetin e Lionit.

Përhapja në Francë e rasteve të varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, të cilat janë potencialisht më të transmetueshme, ka shkaktuar shqetësim të veçantë.

I pyetur nga deputetët pse Franca nuk ishte në "listën e kuqe" të udhëtimit të Britanisë, Johnson tha se kjo ishte "diçka që do të duhet ta shikojmë" ndërsa paralajmëroi se do të shkaktonte probleme, veçanërisht për tregtinë nëpërmjet Kanalit.

Udhëtarët nga vendet e listës së kuqe nuk mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk janë shtetas britanikë ose irlandezë ose nuk kanë të drejta qëndrimi, në këtë rast ata duhet të paguajnë për karantinë në hotele.

Johnson pranoi se "ne duhet të shohim situatën në Channel. Ne nuk mund të përjashtojmë masa më të ashpra dhe do t'i vendosim ato nëse është e nevojshme", tha ai.

I pyetur mbi nevojën për kontrolle më të rrepta siç janë testimi i shoferëve të kamionëve që mbërrijnë në portet e Kanalit, Johnson u tha deputetëve se kishte nevojë për të ekuilibruar rreziqet e "problemeve shumë serioze" në qarkullimin e mallrave të tilla si ushqimi dhe ilaçet.

Transportuesit aktualisht janë të përjashtuar nga karantinimi dhe masat e testimit, tha Johnson, duke paralajmëruar vonesa në furnizime nëse kjo ndryshon.

Kur Franca prezantoi testimin e detyrueshëm të shoferëve të kamionëve që mbërrinin nga Britania në dhjetor, kjo shkaktoi radhë të mëdha kamionësh në Anglinë e Jugut.

"Ne do të marrim një vendim, sado i vështirë, të ndërpresim atë tregti, të ndërpresim ato flukse, nëse mendojmë se është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të ndaluar hyrjen e varianteve të reja", tha Johnson.

"Mund të ndodhë që të na duhet ta bëjmë shumë shpejt."

Shefi mjekësor i Anglisë Chris Ëhitty dhe zëvendësi i tij Jonathan Van-Tam thuhet se kanë bërë presion mbi Johnson për të ushtruar kontrolle më të rrepta kufitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco