Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Udhëheqësit e BE mblidhen për diskutuar shtimin e furnizimeve me vaksina

Udhëheqësit e BE mblidhen për diskutuar shtimin e furnizimeve me vaksina

07:54, 25/03/2021
A+ Aa A-

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të bisedojnë virtualisht për të diskutuar mënyrat e rritjes së furnizimeve të vaksinave Covid dhe përmirësimin e shpërndarjes së dozave në bllokun prej 27 vendesh.

Komisioni Evropian do të kërkojë të enjten nga udhëheqësit të mbështesin planet për kontrolle të shtuara në eksportin e vaksinave, të cilat mund të ndikojnë në furnizimin me vaksina të Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik Boris Johnson i paralajmëroi më parë që të mos vendosnin "bllokada".

Takimi virtual vjen ndërsa një valë e tretë e infeksioneve të koronavirusit përfshin pjesën më të madhe të Evropës kontinentale.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të flasë më vonë të enjten për të diskutuar marrëdhëniet BE - SHBA.

Shpërndarja e vaksinave në Bashkimin Evropian ka qenë më e ngadaltë se në Mbretërinë e Bashkuar. Komisioni Evropian ka fajësuar kompanitë farmaceutike - kryesisht AstraZeneca - për mosdhënien e dozave të premtuara, Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco