Elon Musk deklaron: ‘Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin’

Elon Musk deklaron: ‘Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin’

20:26, 24/03/2021
A+ Aa A-

Elon Musk, themeluesi i Tesla, gjatë kësaj periudhe ka promovuar kriptomonedhën, pasi Bitcoin arriti vlerën e saj më të lartë. Më herët gjatë këtij viti, Tesla konvertoi 1.5 miliardë dollar në Bitcoin dhe kompania tani po e ofron atë si një mënyrë pagese në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, Musk e ka quajtur atë si “një monedhë për t’i sunduar të gjithë, duke iu referuar sagës “Lord of the Rings”. Ndërkohë të mërkurën, ai bëri një postim në “Twitter”, ku u shpreh se një makinë elektrike e bërë nga kompania e tij, tani mund të blihet me kriptomonedhën më të njohur në botë.

“Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin. Tesla po përdor vetëm softuer të brendshëm dhe me burim të hapur dhe operon direkt me Bitcoin”, shkruan Musk në “Twitter”.

Gjithashtu themeluesi i Teslas shtoi se mundësia për të paguar me Bitcoin jashtë SHBA-së do të jetë më vonë këtë vit. Muajin e kaluar, çmimi i Bitcoin gjithashtu u rrit pasi Musk tha se ai ishte një “mbështetës” i kriptovalutës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco