Gjendet kërpudha vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve

Gjendet kërpudha vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve

19:34, 24/03/2021
A+ Aa A-

Një kërpudhë vdekjeprurëse, rezistente ndaj ilaçve ekzistuese antihelmuese, u zbulua në plazhin e një ishulli të izoluar tropikal. Është një nga kërpudhat ‘Candida auris’, që në mënyrë misterioze u shfaq nëpër spitale pak ë shumë se dhjet vjet më parë.

“Misteri është nga ka lindur” tha Dr. Arturo Casadevall, kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare dhe Imunologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Baltimore, sipas ScienceAlert.

Zbulimi i ri, i botua në revistën mjekësore “mBio”, mund të ndihmojë në parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së saj.

Candida auris, u zbulua për herë të parë në vitin 2009, tek një pacient në Japoni dhe u përhap shpejt në të gjithë botën. Mikrobi mund të shkaktojë infeksione në qarkullimin e gjakut, sipas Qendrave të Kontorollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SH.B.A, (CDC).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco