4 minuta historike/ Merkel u kërkon falje gjermanëve

4 minuta historike/ Merkel u kërkon falje gjermanëve

18:37, 24/03/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri kthesë në lidhje me vendimin për të izoluar vendin për Pashkë. Ajo kërkoi falje në një fjalim prej katër minutash, që gazeta BILD e quan historik

Qeveria federale gjermane ndaloi vendimet e saj për Pashkët pas raundit të fundit të takimeve me drejtuesit e landeve.

Kancelarja Angela Merkel, 66 vjeç, deklaroi që në fillim të takimit: E mbaj përgjegjësinë e plotë për këtë- ishte gabimi im.

Më pas shtoi: “Kur e përplas kokën te muri, gjithmonë fiton muri- këtë e kam mësuar nga përvoja ime e gjatë”.

Për kancelaren gjermane ishte sot një ditë shumë e zezë...

Në mesditë, Merkel iu drejtua qytetarëve drejtpërdrejt: “Ju kërkoj falje të gjithëve,” tha ajo në konferencën për shtyp. Për gjithçka ajo mbante përgjegjësi të plotë e vetme.

Ajo e shpjegoi vendimin e saj: “Ta themi troç: ideja e një izolimi për Pashkët u krijua me qëllimet më të mira. Sepse ne absolutisht duhet ta ngadalësojmë dhe ta përmbysim valën e tretë të pandemisë. Sidoqoftë, ideja e izolimit për Pashkë ishte një gabim, qëllimi ishte i mirë, por nuk mund të zbatohej mirë me kohën e shkurtër në dispozicion”.

Ajo e mori përsipër fajin: “Dhe ta them me pak fjalë: ky gabim është vetëm gabimi im. Sepse në fund të fundit, unë kam përgjegjësinë përfundimtare për gjithçka. Kjo është përgjegjësia ime”.

Fjalë befasisht të qarta nga kancelarja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/03/2021 19:59

Çudi e madhe me këtë kançelaren, sepse fajin e ka gjithmonë kazani dhe opozita. Angela ka nevojë të marrë eksperiencë tek Edvini i cili nuk gabon kurrë dhe fajin e ka gjithmonë opozita, Saliu, Luli, Iliri, Monika, Grida, Brukseli, ....

Shto koment

Denonco