Zyra e të Drejtave në OKB do të dokumentojë krimet e luftës në Sri Lanka

Zyra e të Drejtave në OKB do të dokumentojë krimet e luftës në Sri Lanka

13:42, 23/03/2021
A+ Aa A-

Gjenevë -  Shefes së OKB për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, iu dha mandat të martën për të mbledhur dhe ruajtur informacione dhe prova të krimeve në luftën e gjatë civile në Sri Lanka, e cila përfundoi në 2009 me humbjen e separatistëve.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut miratoi një rezolutë, të sjellë nga Britania në emër të një grupi vendesh, duke rritur stafin dhe kompetencat e zyrës së saj, për ndjekjet penale në të ardhmen.

Votimi në forumin e 47 vendeve në Gjenevë ishte 22 pro dhe 11 kundër përfshirë Kinën dhe Pakistanin dhe 14 abstenime përfshirë Indinë.

"Mosndëshkimi është rrënjosur më shumë, përparimi në raste emblematike ka ngecur," tha ambasadori britanik Julian Braithëaite, duke lexuar tekstin në emër të një grupi që përfshinte Kanadanë, Gjermaninë, Malavinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco