Dr. Fauci: Vaksina AstraZeneca duket shumë e mirë, por deklarata e kompanisë krijoi shqetësim

Dr. Fauci: Vaksina AstraZeneca duket shumë e mirë, por deklarata e kompanisë krijoi shqetësim

13:32, 23/03/2021
A+ Aa A-

Uashington - Vaksina COVID-19 e AstraZeneca  ka të ngjarë të jetë shumë e mirë, por një bord inspektimi i pavarur u shqetësua për mënyrën se si prodhuesi i barnave i paraqiti të dhënat në një njoftim për shtyp këtë javë, tha të martën zyrtari i lartë i shëndetit amerikan Dr. Anthony Fauci.

"Kjo ka të ngjarë të jetë një vaksinë shumë e mirë", tha Fauci, këshilltari për shëndetësinë i Presidentit të SHBA, Joe Biden për COVID-19 dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në programin "Good Morning America" të ABC Neës.

Por, - shtoi Fauci, -  bordi i monitorimit të të dhënave dhe sigurisë "u shqetësua" se të dhënat në deklaratën publike të AstraZeneca "ishin deri diku të vjetruara dhe në fakt mund të ishin pak çorientuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco