Policia e Norvegjisë merr në pyetje Kryeministren: Festoi ditëlindjen duke shkelur masat anti-COVID!

Policia e Norvegjisë merr në pyetje Kryeministren: Festoi ditëlindjen duke shkelur masat anti-COVID!

13:09, 23/03/2021
A+ Aa A-

Oslo -  Policia norvegjeze njoftoi të martën se ka filluar marrjen në pyetje të Kryeministres Erna Solberg për një festë ditëlindjejeje që bëri muajin e kaluar, e cila mund të çojë në një gjobë prej 10,000 krunash për thyerjen e rregullave të distancës sociale COVID-19 .

“Ne kemi filluar një hetim dhe në të përfshihet edhe pyetja eKkryeministres. E kemi marrë iniciativën dhe marrja në pyetje ka filluar, por zyrtarisht nuk ka mbaruar ”, tha inspektori i policisë Per Morten Sending për Reuters.

Policia synoi të përfundonte hetimin këtë javë, tha ai.

Kryeministrja me dy mandate ka kërkuar falje për festimin e 60-vjetorit të lindjes me 13 anëtarë të familjes në një vendpushim malor, pavarësisht nga një ndalim i qeverisë për aktivitete me më shumë se 10 persona.

“Ne planifikuam një darkë në një restorant, i cili besonim se ishte në përputhje me udhëzimet e koronavirusit. Ishte në një restorant ku rezervuam tre tavolina të ndara dhe ku të mbanim distancën ”, u tha Solberg gazetarëve të premten.

"Unë vetëm mund të kërkoj falje për faktin që ne nuk e kuptuam që kjo, siç përcaktohet nga ligji, ishte një aktivitet."

Solberg ka mbështetur rregullat strikte për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke rezultuar me disa nga nivelet më të ulta të infeksioneve dhe vdekjeve në Evropë, gjë që ka rritur mbështetjen për Partinë e saj Konservatore në sondazhet përpara zgjedhjeve që mbahen në shtator.

Por vendi tani po sheh një rritje të shpejtë të infeksioneve të udhëhequra nga variante më ngjitëse të virusit, me zyrtarë shëndetësorë që paralajmërojnë që spitalet rrezikojnë të mbingarkohen nëse nuk përmbahet shpërthimi.

Festa e ditëlindjes ka tërhequr kritika, përfshirë edhe nga Ministri i saj i Shëndetësisë, Bent Hoeie, i cili i tha të përditshmes VG: "Kjo nuk duhet të kishte ndodhur".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco