Vaksina Covid dhe dëshmi po shiten deri në 750 USD në rrjetin e zi në internet

Vaksina Covid dhe dëshmi po shiten deri në 750 USD në rrjetin e zi në internet

12:43, 23/03/2021
A+ Aa A-

Vaksina për Covid-19, pasaporta të vaksinave dhe dëshmi negative të testit falso po shiten në rrjetin e zi në internet. Çmimet variojnë nga 500 dollarë deri në 750 dollarë për dozat e vaksinave të AstraZeneca, Sputnik, Sinopharm ose Johnson&Johnson, njofton BBC.

Çertifikatat e rreme të vaksinimit po shiten gjithashtu nga tregtarë anonimë për më pak se 150 dollarë.

Studiuesit thonë se ata kanë parë një "rritje të ndjeshme" të reklamave të tilla në lidhje me vaksinat, ndërsa BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse vaksinat qenë të vërteta.

Darknet, i njohur gjithashtu si rrjeti i zi, është një pjesë e internetit që gjendet vetëm pëpërmjet mënyrave specifike të kërkimit në internet.

Image

Studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike Check Point kanë monitoruar forume piraterie dhe tregje të tjera që nga janari, kur u shfaqën reklamat e vaksinave.

Ata thonë se numri i reklamave që ata kanë parë është trefishuar në më shumë se 1,200.

Trgetarët e vaksinave duket se janë nga SHBA, Britani e Madhe, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia.

Ekipi gjeti reklama të shumta me shkronja cirilike ruse si dhe në anglisht.

Vaksinat e reklamuara janë të AstraZeneca me 500 dollarë, të Johnson & Johnson dhe Sputnik secila me nga 600 dollarë dhe të Sinopharm me 750 dollarë.

Një shitës e ofron dërgesën ditën tjetër, duke thënë: "Për dorëzimin brenda ditës / urgjencën na lini një mesazh".

'Blini dy - merrni një falas'

Një reklamë tjetër në një forum piraterie është për ofrimin e testeve të rreme negative dhe shkruan: "Ne bëjmë teste negative Covid, për udhëtarët jashtë vendit, për të gjetur një punë etj. Blini dy teste negative dhe merrni të tretin falas!"

Image

Kjo vjen pasi disa biznese turistike për pushime kërkojnë çertifikata vaksinimi nga pasagjerët.

Ndërkohë, një sistem i pasaportave të vaksinave po shqyrtohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të përdoret për të lejuar hyrjen e vizitorëve në vende të tilla si bare, ose stadiume sportive.

Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë kanë njoftuar edhe ata planet për një "Çertifikatë të Gjelbër Dixhitale". Kjo do të lejojë cilindo që vaksinohet kundër Covid, ose që ka rezultuar negativ, ose është rikuperuar kohët e fundit nga virusi, të udhëtojë brenda BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco