Pfizer synon ta zgjerojë biznesin e vaksinave përtej pandemisë COVID-19

Pfizer synon ta zgjerojë biznesin e vaksinave përtej pandemisë COVID-19

12:34, 23/03/2021
A+ Aa A-

Pfizer Inc. synon të zgjerojë biznesin e saj të vaksinave duke u bërë një lider në teknologjinë e re të bazuar në gene pas vaksinës së saj të suksesshme për Covid-19.

Pfizer do të zhvillojë vaksina të reja duke përdorur teknologjinë e quajtur mARN, për të shënjestruar viruse dhe patogjenë të tjerë përtej koronavirusit, tha shefi ekzekutiv Albert Bourla në një intervistë.

Ai tha se shkencëtarët dhe inxhinierët e kompanisë fituan përvojën e një dekade vitin e kaluar duke punuar për vaksinën e Covid-19 me BioNTech SE të Gjermanisë.

"Ekziston një teknologji që ka treguar ndikim dramatik dhe potencial të madh," tha z. Bourla. "Ne jemi kompania më e pozicionuar tani për ta çuar atë në hapin tjetër për shkak të madhësisë dhe ekspertizës sonë."

Pfizer do të rrisë R&D në teknologji, duke përfshirë shtimin e të paktën 50 punonjësve, detyrat e të cilëve do të përfshijnë mARN dhe do të shfrytëzojë rrjetin e ri të prodhimit të mARN për të garuar.

"Tani jemi duke ecur përpara dhe kemi në plan ta ruajmë largësinë," tha ai për tregun e vaksinave mARN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco