Merkel mbështet Shefen e BE në ndalimin e eksportit të vaksinave AstraZeneca

Merkel mbështet Shefen e BE në ndalimin e eksportit të vaksinave AstraZeneca

12:25, 23/03/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu të martën mbështetjen e saj për kërcënimin që bëri shefja  BE-së Ursula von der Leyen, për të bllokuar eksportimin e vaksinave AstraZeneca të prodhuara brenda BE, përpara një samiti, raporton AFP.

"Unë mbështes Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen", tha Merkel. "Ne kemi një problem me AstraZeneca," shtoi ajo.

Zyrtarët evropianë janë të zemëruar që AstraZeneca ka qenë në gjendje të përmbushë plotësisht kontratën e saj me Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk e ka bërë këtë në furnizimin me vaksina të BE.

Në paralajmërimin e saj të ashpër për gjigantin farmaceutik anglo-suedez të shtunën e kaluar, Ursula von der Leyen tha:

 "Ky është mesazhi për AstraZeneca: Përmbushni së pari kontratën tuaj me Evropën,  para se të filloni të dërgoni në vende të tjera!"

Paralajmërimi vjen ndërsa Bashkimi Evropian përpiqet të përshpejtojë fushatën e tij të imunizimit ndaj Covid-19,  kur shumë shtete anëtare po përballen me një valë të tretë koronavirus dhe frenime të përsëritura në jetën publike.

Von der Leyen tha se AstraZeneca kishte shpërndarë vetëm 30 përqind nga 90 milionë dozat e vaksinës që kishte premtuar për tre muajt e parë të këtij viti.

 Shumica e zhgënjimit ka lidhje me furnizimet në Britani, ku fushata e vaksinimit ka përparuar me një ritëm shumë më të shpejtë dhe ku AstraZeneca gjithashtu ka struktura prodhimi.

Ndaj, Brukseli e ka akuzuar Londrën se po e ndalon “de facto” eksportin e vaksinave për të pasur suksese për vete, një pretendim ky që u mohua me forcë  nga qeveria britanike e Kryeministrit Boris Johnson.

Nga ana tjetër, Britania është vënë në alarm pas kërcënimit nga BE-ja për të ndaluar që ngarkesat me vaksinën e AstraZeneca të dalin nga kontinenti.

Merkel tha se që të dyja  si dhe Emmanuel Macron i Francës kishin folur me Boris Johnson për këtë çështje dhe se një samit i liderëve të BE-së gjatë kësaj jave do të trajtojë këtë temë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco