Ministri britanik: Nuk kemi në plan të fusim gjithë Evropën në 'listën e kuqe' të udhëtimit

Ministri britanik: Nuk kemi në plan të fusim gjithë Evropën në 'listën e kuqe' të udhëtimit

12:03, 23/03/2021
A+ Aa A-

Londër - Nuk ka plane që udhëtarët nga Evropa të futen në "listën e kuqe" të udhëtimit të Britanisë, me karantinë të detyrueshme në hotele pas mbërritjes, tha të martën Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, në kushtet e rritjes së infeksioneve në kontinent.

"Ne nuk kemi ndonjë plan për ta bërë këtë. Ne nuk e përjashtojmë atë, por nuk kemi plane për ta bërë tani," tha Hancock për radion LBC, duke shtuar se nuk ishte i sigurt nëse udhëtimet do të mund të lejoheshin deri në korrik.

"Ne nuk e dimë ...E kemi për ta mbrojtur këtë vend dhe progresin që kemi bërë, por në të njëjtën kohë e kuptoj plotësisht se shumë njerëz duan të udhëtojnë jashtë vendit këtë verë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco