Mjekët në Hungari kërkojnë vullnetarë për ndihmë në pavionet COVID

Mjekët në Hungari kërkojnë vullnetarë për ndihmë në pavionet COVID

11:56, 23/03/2021
A+ Aa A-

Budapest  - Një thirrje u bë të hënën për vullnetarë që të bashkohen me personelin e spitalit që trajton pacientët me koronavirus në veriperëndim të Hungarisë, pasi mjekët thanë se pavjonet e COVID-19 ishin të mbingarkuar.

Infeksionet e reja po rriten në Hungarinë e goditura rëndë nga vala e tretë e pandemisë, pavarësisht niveleve të vaksinimit që e çojnë në krye të listës së Bashkimit Evropian në raport me popullsinë.

Hungaria ishte shteti i parë në bllokun e BE që bleu dhe përdori vaksinat kineze ose ruse, pasi tha se dërgesat nga furnizuesit perëndimorë ishin vonuar.

Thirrja e së hënës, e postuar në faqen e Facebook të Dhomës Mjekësore Hungareze në qarkun Gyor-Sopron, erdhi pikërisht kur shteti raportoi një numër rekord prej 11,276 pacientësh në spital, me 1,340 prej tyre në ventilim.

"Departamentet COVID-19 në pothuajse të gjitha spitalet janë shumë të mbingarkuara, ka një mungesë të infermierëve dhe ata janë duke u lodhur gjithnjë e më shumë," thoshte në kërkesë Laszlo Szijjarto, kryetari i dhomës së qarkut.

Ai bëri thirrje për vullnetarë të motivuar dhe të besueshëm që të regjistrohen në një kurs trajnimi 3 orë deri në 4 orë për t'u bashkuar me stafin e spitalit dhe për të ndihmuar në monitorimin dhe kujdesin për pacientët.

Vala e tretë që po përhapet paraqet një sfidë të madhe për Kryeministrin nacionalist Viktor Orban, i cili synon të imunizojë sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt të jetë e mundur për të rihapur ekonominë.

Hungaria ka ende shumë shtretër të lirë për pacientët me koronavirus, tha Orban të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco