Vaksinat, Gjermania rrit presionin për furnizime mbi kompanitë famceutike

Vaksinat, Gjermania rrit presionin për furnizime mbi kompanitë famceutike

11:37, 23/03/2021
A+ Aa A-

Gjermania po u kërkon kompanive farmaceutike të përmbushin kontratat për shpërndarjen e vaksinave Covid-19, kontratat që ato kanë nënshkruar me vendet e Bashkimit Evropian, në një lëvizje që rrit presionin pasi shefja ekzekutive e BE kërcënoi Britaninë me një ndalim eksporti.

Reuters raporton: "Për ne, është shumë, shumë e rëndësishme që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre," tha të hënën Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, duke shtuar se çështjet e reciprocitetit luajtën një rol të veçantë në këtë drejtim.

"Të gjithë duhet t'i përmbahen zotimeve të tyre, kjo është qartësisht e vërtetë edhe për kompanitë që kanë premtuar shpërndarjen e kontigjenteve të vaksinave," u tha Roth gazetarëve përpara një takimi virtual me homologët e tij të BE në përgatitje të samitit të BE të enjten dhe të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco