Ministri britanik: Bëmë shumë gabime gjatë fillimit të pandemisë

Ministri britanik: Bëmë shumë gabime gjatë fillimit të pandemisë

11:35, 23/03/2021
A+ Aa A-

Londër - Ministri Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock deklaroi se vendi i tij bëri gabime në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Gabimet u bënë në përgjigjen fillestare ndaj pandemisë, tha ai, duke shtuar se do të kishte kohë për të analizuar përgjigjen e qeverisë.

"Ne e pranuam në mënyrë aktive se gjërat nuk ishin të mira. Një shembull i kësaj është mënyra se si fillimisht menduam se ky virus nuk transmetohej nëse nuk kishit asnjë simptomë," tha Hancock për radion BBC

Ai shtoi se qeveria në Londër tashmë "ka marrë mësime" nga gjërat që nuk shkuan mirë, raporton Reuters.

"Do të ketë kohë që të gjithë të mendojnë dhe do të kryhet një hetim për të shqyrtuar të gjithë këtë në tërësi," shtoi ministri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco