Refuzoi maskën, policia e arreston dhunshëm në sy të fëmijës 3 vjeç/ I mituri futet për të shpëtuar babain

Refuzoi maskën, policia e arreston dhunshëm në sy të fëmijës 3 vjeç/ I mituri futet për të shpëtuar babain

22:18, 13/03/2021
A+ Aa A-

Një burrë është arrestuar në mënyrë të dhunshme nga policia në sy të fëmijës së tij 3 vjeçar në rrugët e Çekisë.

Qytetari bashkë me fëmijën e tij ishte duke përshkuar rrugën, kur u ndalua nga dy oficerët e policisë pasi nuk po mbante maskë.

Pas 40-vecari nuk pranoi ta vendoste maskën për shkak se ishte në ambient të hapur dhe dontë të merrte ajër të pastër, oficerët filluan ta dhunonin atë. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës së tij të mitur, i cili i trembur nga situata filloi të qante dhe të kërkonte ndihmë.

Qytetari është shoqëruar më pas në stacionin më të afërt të policisë për tu futur në paraburgim në pritje të procedurave burokratike që ndiqen.

Pas ndalimit, avokati i qytetarit u shreh se një arestim i tillë, i dhunshëm për mosvendosjen e maskës është kundër ligjit dhe mbi të gjitha cnjerëzor.

Zgjatja e masave kufizuese ka revoltuar qytetarët. Disa prej tyre kanë refuzuar të zbatojnë masat, sic është edhe përdorimi i maskave në ambiente të hapura dhe për këtë ata janë dhunuar e arrestuar nga forcat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco