Garda Civile në Spanjë, vë në pranga një nga të arratisurit më të rrezikshëm të Ndranghetës

Garda Civile në Spanjë, vë në pranga një nga të arratisurit më të rrezikshëm të Ndranghetës

13:16, 13/03/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar nga ‘Garda Civile’, Spanjë një nga të arratisurit më të rrezikshëm. 

Ai është një shtetas italian 34-vjeç, me inicialet  G.R, siç njihet ndryshe dhe bosi i i mafies kalabreze të njohur si ‘'Ndrangheta'', i njohur për rrezikshmërinë e saj të veçantë dhe praninë e saj në pesë kontinentet.

Ky arrestim i kryer nga Njësia Qendrore Operative (UCO), është pjesë e nismës së koordinuar me EUROPOL përmes projektit të tij ITOC mbi krimin e organizuar italian kundër 'Ndrangheta dhe trafikut të drogës.

Hetimi filloi kur përmes marrëdhënieve ndërkombëtare që Garda Civile mban me OFAST francez (Office Anti-Stupéfiants), u bë e njohur për praninë e mundshme të këtij personi në Spanjë, konkretisht në Katalonjë.

Në këtë mënyrë, pasi kontaktuan hetuesit italianë të Brigadës së Lëvizshme të Shtabit të Policisë Reggio Calabria dhe Shërbimin Qendror Operacional të Polizia di Stato, ata informuan Gardën Civile se konsiderohej si një nga “të arratisurit e rrezikut maksimal” i  lidhur me mafia ‘Ndrangheta, pasi është një nga anëtarët e saj më të shquar dhe vendndodhja e tij nuk dihej pre disa vitesh.

I arrestuari është djali i A.R, 74 vjeç, aktualisht i ndaluar në Parma.

'Ndrangheta është një nga organizatat më të mëdha dhe më të fuqishme kriminale në botë. 

Me origjinë nga rajoni italian i Kalabrisë, ai është përhapur në të gjithë botën dhe vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme. 

Sot, Ndrangheta konsiderohet e vetmja organizatë mafioze italiane e pranishme në të pesë kontinentet/.thespainjournal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco