Policia spanjolle sekuestron një nëndetëse për transportimin e drogës

Policia spanjolle sekuestron një nëndetëse për transportimin e drogës

08:44, 13/03/2021
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka njoftuar se ka sekuestruar një nëndetëse që do të mund të përdorej për transportimin e dy tonëve ngarkesë.

Autoritetet e zbuluan objektin e gjatë nëntë metra muajin e kaluar, ndërkohë që ishte ende duke u ndërtuar në qytetin jugor të Malagas. Gjetja u bë gjatë një operacioni të gjerë kundër drogës, në të cilin janë përfshirë pesë shtete tjera dhe Europol.

Nëndetësja që mund të funksiononte edhe si barkë ka ngjyrë qielli dhe nga brenda është e pajisur me dy motorë, secili me nga 200 kuaj fuqi, shkruan The Guardian.

Komandanti i policisë spanjolle, Rafael Perez, tha se nëndetësja asnjëherë nuk ka lundruar. “Ne mendojmë se ajo do të dërgohej në det afër një anije “nënë” për të marrë drogë, ndoshta kokainë, para se të kthehej në Spanjë.”

“Ajo është si një iceberg. Në praktikë, gati e tëra futet nën ujë, përveç majës, që është pjesa e vetme që do të shihej nga një anije tjetër apo nga helikopteri”, shtoi Perez.

Në vitin 2019, një nëndetëse 20 metra e gjatë ishte ndaluar pasi ishte vërejtur duke lundruar afër bregdetit të Galicisë. Më pas ishte zbuluar se në të ndodheshin tre tonë kokainë.

Nëndetëse të tilla janë gjetur në të kaluarën edhe në Oqeanin Paqësor dhe Oqeanin Atlantik, sidomos afër brigjeve të Amerikës Jugore dhe Amerikës Qendrore. Zakonisht, këto mjete nuk mund të futen tërësisht nën ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco