Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Mpiksje fatale të gjakut/ Pezullohen vaksinat e AstraZeneca

Mpiksje fatale të gjakut/ Pezullohen vaksinat e AstraZeneca

12:40, 11/03/2021
A+ Aa A-

Danimarka ka pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca.

Sipas Reuters, shkak është bërë shqetësimi për mundësinë e mpiksjes fatale të gjakut.

Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke tha në një mesazh se pezullimi është bërë pas sinjalizimeve për një efekt të mundshëm anësor në formën e mpiksjes fatale të gjakut.

Danimarka e kishte miratuar këtë vaksinë më 5 mrs për personat mbi 65 vjeç.

Miliona vaksina të AstraZeneca nuk po përdoren nga vendet e BE-së për shkak se njerëzit nuk i duan.

Ndërkohë disa vaksina të tilla pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Qeveria thotë se ato do të përdoren për të vaksinuar mësuesit.

Kujtojmë se më 7 mars ishin autoritetet austriake që pezulluan vaksinën e AstraZeneca pas shqetësimeve se një person kishte vdekur dhe një tjetër ishte sëmurë rëndë pas marrjes së vaksinës. Shkak i vdekjes ishin trombozat e shumëfishta. Trombozat janë mpiksje gjaku.

Më 10 mars, Agjencia Europiane e Ilaçeve tha se nuk ka të dhëna se vaksina shkakton probleme të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco