Studimi në Izrael: Në qumështin e nënave të vaksinuar gjenden antitrupa ndaj COVID-19

Studimi në Izrael: Në qumështin e nënave të vaksinuar gjenden antitrupa ndaj COVID-19

14:52, 10/03/2021
A+ Aa A-

Në një studim të kryer në Izrael, theksohet se në qumështin e nënave që janë vaksinuar kundër koronavirusit gjenden antitrupa ndaj virusit.

Universiteti Tel Aviv dhe Qendra e Shëndetësisë Tel Aviv Sourasky ka bërë të ditur rezultatet e hulumtimit të bërë me mbi 10 nëna vullnetare të vaksinuar kundër COVID-19.

Në kuadër të studimit pas aplikimit të dy dozave të vaksinës COVID-19, nga nënat janë marrë mostra të gjakut dhe qumështit në 4 data të ndryshme.

Në testet u vu në pah se nënat e vaksinuar në qumështin e tyre kanë antitrupa kundër virusit.

Sipas hulumtimit antitrupat në qumështin e nënës janë mjaftueshëm për mbrojtjen e foshnjave kundër COVID-19, ndërsa hulumtimi në fjalë është në fazën e vlerësimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco