Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Lepurushat prej çokollate me vaksina sjellin shpresë për Pashkë në Hungari

Lepurushat prej çokollate me vaksina sjellin shpresë për Pashkë në Hungari

14:17, 10/03/2021
A+ Aa A-

Lajosmizse, Hungari – Pastiçieri hungarez Laszlo Rimoczi ka dërguar një mesazh shprese për Pashkët duke krijuar lepuj prej çokollate që mbajnë shiringa vaksinash.

Rimoczi tha se vaksinat, të bëra me çokollatë të imët italiane dhe të spërkatura me pluhur ushqimor për ngjyrosje japin sinjalizin se ka një rrugëdalje nga pandemia e koronavirusit.

Ndryshe nga Santat e tij prej çokollate në Krishtlindje, lepujt e Rimoczi nuk mbajnë më maska.

"Nuk ka mbushje në vaksina fare, është vetëm  qumësht italian ose çokollatë e zezë me cilësi të mirë 100%," tha Rimoczi ndërsa formonte vaksinat prej çokollate në punishten e tij të vogël në Lajosmizse, 70 km në jug të Budapestit.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco