Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Përplasja e re, Britania hedh poshtë akuzat e BE se ka ndaluar eksportin e vaksinave

Përplasja e re, Britania hedh poshtë akuzat e BE se ka ndaluar eksportin e vaksinave

09:36, 10/03/2021
A+ Aa A-

Një grindje e re ka shpërthyer midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian pasi zyrtari më i lartë i bllokut tha se Britania kishte ndaluar të gjitha eksportet e vaksinave Covid-19.

Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian, pretendoi gabimisht se Mbretëria e Bashkuar kishte  bërë një "ndalim të plotë" të eksporteve të vaksinave të prodhuara në tokën e saj.

BBC kuptoi se Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab i shkroi atij për të thënë që pretendimet janë "plotësisht të rreme" dhe se një përfaqësues i BE-së është thirrur për "diskutime të mëtejshme".

Kjo është hera e dytë që nga fillimi i vitit që Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian janë në mosmarrëveshje për çështjen e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit.

Në janar, BE prezantoi një sistem të ri të kontrolleve mbi eksportet e vaksinave pas shqetësimeve mbi disponueshmërinë e furnizimeve në kontinent, duke u kërkuar prodhuesve të kërkojnë leje nga qeveritë kombëtare për shitjet e planifikuara.

Vendimi ndezi një grindje më të gjerë me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me funksionimin e marrëveshjeve tregtare pas Brexit në lidhje me Irlandën e Veriut të rënë dakord nga të dy palët vitin e kaluar.

Udhëheqësit e bllokut kanë qenë nën presion për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave Covid-19 në kontinent, krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar, ku 22.5 milionë njerëz - një e treta e popullsisë së rritur – e ka marrë dozën eparë.

Në fillim të këtij muaji, Italia bllokoi një dërgesë prej 250,000 dozash të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi.

'Nacionalizmi i vaksinave'

Në shënimin e tij të përjavshëm të informimit, z. Michel - i cili përfaqëson 27 anëtarët e bllokut - tha se ishte i tronditur kur dëgjoi që BE të akuzohej për "nacionalizmin e vaksinave" pasi blloku "nuk kishte ndaluar kurrë së eksportuari".

"Këtu përsëri, faktet nuk qëndrojnë", shkroi ai. "Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të plotë mbi eksportin e vaksinave ose përbërësve të vaksinave të prodhuara në territorin e tyre. Por Bashkimi Evropian, rajoni me kapacitetin më të madh të prodhimit të vaksinave në botë, ka vendosur thjesht një sistem për kontrollimin e eksportit të dozave të prodhuara në BE.”

Në përgjigje, BBC mësoi se Sekretari britanik Raab i ka shkruar z. Michel  duke shprehur shqetësimin se "pretendimi i rremë është përsëritur në nivele të ndryshme brenda BE dhe Komisionit".

Letra e tij thotë: "Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka bllokuar eksportin e një vaksine të vetme Covid-19 ose përbërësve të vaksinës. Çdo referencë ndaj një ndalimi të eksportit në MB ose ndonjë kufizim i vaksinave janë plotësisht të rreme. Ai shtoi: "Ne të gjithë po përballemi me këtë pandemi së bashku".

Pasi lajmi për grindjen u përhap, z. Michel shkroi në Tëitter se kishte "mënyra të ndryshme për vendosjen e ndalimeve ose kufizimeve për vaksinat a ilaçet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco