COVID-19/ Rreth 23 mijë raste dhe 339 viktima në Itali

COVID-19/ Rreth 23 mijë raste dhe 339 viktima në Itali

18:29, 04/03/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se kanë humbur jetën 339 pacientë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 98,974 që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftuan se nga 339,635 testime të realizuara, 22,865 persona rezultuan pozitivë.

Ndërkohë Lombardia vijon të jetë rajoni me më shumë infeksione, duke shënuar në 24 orët e fundit 5,147 të prekur dhe 59 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco