Zarf me plumba për ish-kryeministrin italian

Zarf me plumba për ish-kryeministrin italian

16:42, 04/03/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, ish-kryeministri italian Matteo Renzi është kërcënuar.

Sipas raportimeve në në mediat sociale nga anëtarët e partisë së tij Italia Viva, Renzi ka marrë një zarf anonim që përmban dy plumba.

Lajmi është dënuar gjerësisht nga politikanët italianë, përfshirë dhe Lëvizjen Pesë Yje, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kërcënimeve ndaj politikanëve.

“Është koha t’i themi mjaft kësaj politike të dhunës dhe urrejtjes,” tha Teresa Bellanova, deputetja dhe anëtarja e Italia Viva.

“Matteo, ne jemi në krahun tënd, me forcë dhe krenari, nuk do të frikësohemi,” shtoi ajo në Facebook.

Pas mesazheve të shumta mbështetëse ndaj tij, reagoi edhe vetë Renzi. “Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Renzi shërbeu si kryeministër i Italisë nga 2014 në 2016 dhe mbetet në Senat si drejtuesi i Italia Viva, një grup i vogël i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Në janar, vendimi i partisë së tij për të lënë qeverinë e koalicionit të vendit detyroi dorëheqjen e ish-kryeministrit Giuseppe Conte dhe e çoi Italinë në një krizë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco