Italia i akuzon shpëtuesit e refugjatëve si 'bashkëpunëtorë në trafik', rrezikojnë deri 20 vjet burg

Italia i akuzon shpëtuesit e refugjatëve si 'bashkëpunëtorë në trafik', rrezikojnë deri 20 vjet burg

14:36, 04/03/2021
A+ Aa A-

Personeli i organizatave bamirëse duke përfshirë Save the Children dhe Mjekët pa Kufij midis dhjetëra të tjerave,  përballen me dënime deri në 20 vjet për punën humanitare.

Pas një hetimi që zgjati gati katër vjet, prokurorët italianë kanë akuzuar dhjetëra shpëtimtarë, që nga organizatat bamirëse, përfshirë Save the Children dhe Mjekët pa Kufij, të cilët u akuzuan për bashkëpunim me kontrabandistët e njerëzve pasi shpëtuan mijëra njerëz nga mbytja në Mesdhe.

Hetuesit në Trapani, Siçili, zyrtarisht mbyllën hetimin të hënën dhe akuzuan më shumë se 20 persona, përfshirë kapitenët e anijeve, shefat e misionit dhe përfaqësuesit ligjorë, për krime që mbanin dënime deri në 20 vjet.

Siç është raportuar nga La Repubblica, të paktën tre anije shpëtimi janë në qendër të akuzave: Iuventa, një ish anije peshkimi e drejtuar nga OJQ gjermane Jugend Rettet, Vos Hestia, operuar nga Save the Children dhe Vos Prudence, e drejtuar nga MSF.

Prokurorët pretendojnë se ekipet e shpëtimit organizuan një dorëzim të drejtpërdrejtë të refugjatëve dhe emigrantëve nga varkat e kontrabandistëve, duke i kthyer anijet për ripërdorim.

Ekuipazhi i Iuventa, i Mjekëve pa Kufij dhe i Save the Children i mohojnë të gjitha akuzat.

"Shpëtimi i jetës nuk është kurrë një krim," i tha Guardian Francesca Cancellaro, avokate e ekuipazhit të Iuventa. “Ne do të vërtetojmë se të gjitha operacionet e ekuipazhit të Iuventa ishin absolutisht të ligjshme.

Kur BE-ja i ktheu shpinën Mesdheut, duke e shndërruar atë në një varr masiv për të padëshiruarit e Evropës, ekuipazhi i Iuventa u hodh në det si vullnetar në mënyrë që të mbrojë të drejtat themelore të jetës dhe të kërkojë azil, siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar dhe edhe më e rëndësishmja, solidariteti njerëzor. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco