Princi Philip operohet pas problemeve më zemrën

Princi Philip operohet pas problemeve më zemrën

14:00, 04/03/2021
A+ Aa A-

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Britanike Elizabeth II, i cili ka qenë në spital për më shumë se dy javë, iu nënshtrua "operacionit të suksesshëm" të enjten për shkak të problemeve me zemrën, njoftoi Pallati Buckingham.

"Duka i Edinburgut, i cili pritet të mbushë 100 vjeç në qershor, do të qëndrojë në spital për disa ditë për t'u trajtuar, pushuar dhe shëruar", tha deklarata.

Ai u pranua në klinikën e kardiologjisë në Londër të hënën. Ndërhyrja u bë për shkak të problemit që ai kishte nga më parë. Dy javë më parë, Pallati Buckingham njoftoi se Princi Philip u shtrua në spital "si një masë paraprake", sepse ai ndihej keq.

Princi Philip doli në pension në gusht 2017, pasi mori pjesë në më shumë se 22,000 paraqitje publike që nga kurorëzimi i Elizabeth II në 1952.

Philip, 99, dhe Queen, 94, morën dozën e tyre të parë të vaksinës së koronavirusit në fillim të janarit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco