Çfarë fshihet pas rritjes së dhunës nga bandat e të rinjve në Francë?

Çfarë fshihet pas rritjes së dhunës nga bandat e të rinjve në Francë?

13:13, 04/03/2021
A+ Aa A-

Franca është alarmuar gjatë javëve të fundit nga një mori vrasjesh të të rinjve nga dhuna e bandave në Paris gjatë pushimeve shkollore.

Ekspertët thonë se roli i mediave sociale dhe efektet ekonomike të krizës Covid-19 janë faktorët kryesorë të këtij fenomeni.

Vrasja më e fundit për të tronditur Francën ishte ajo e Aymane, 15 vjeç, i cili u qëllua në periferi Seine-Saint-Denis jashtë Parisit në 26 shkurt. Ai ishte adoleshenti i tretë në më pak se një javë që  vdiq nga dhuna e bandave në periferi të Parisit, ku autorët e dyshuar, dy vëllezër të moshës 17 dhe 27, u akuzuan në 1 mars.

Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi dy 14-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë, u vranë në qarkun periferik Essonne në anën tjetër të Parisit. Ata u goditën me thikë për vdekje në dy përleshje të ndryshme midis të rinjve nga banda rivale.

"Nuk është për t'u habitur që problemet më serioze ndodhin gjatë pushimeve të shkollës, sepse gjatë kësaj kohe ata janë pa format e ndihmës sociale ku zakonisht mbështeten, siç janë klubet sportive dhe qendrat e të rinjve," Yazid Kherfi, një ish- grabitës i cili u largua nga krimi dhe ka punuar në parandalimin e krimit të të rinjve që nga viti 2012, i tha France 24.

Në përgjigje të këtij vrulli vrasjesh, ministrat francezë, ai i Brendshëm, i Drejtësisë dhe i Arsimit u mblodhën në 1 mars për të vënë zyrtarisht qeverinë në gatishmëri kundër këtij fenomeni.

Lufta mes bandave të të rinjve është në rritje, tregojnë statistikat e Ministrisë së Brendshme: Franca regjistroi rreth 357 incidente në 2020 në krahasim me 288 një vit më parë.

Ministria e Brendshme ka identifikuar 74 banda në të gjithë vendin, përfshirë 46 në rajonin e Parisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco