‘Janë kundërshtarët tanë’ ISIS ekzekuton 3 gazetarë në Afganistan

‘Janë kundërshtarët tanë’ ISIS ekzekuton 3 gazetarë në Afganistan

09:01, 04/03/2021
A+ Aa A-

ISIS ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e tri grave që punonin për një radio dhe televizion lokal në lindje të Afganistan të martën.

Sulmet në Jalalabad janë të fundit nga ngjarjet e shumta të rënda ku janë vrarë gazetarë dhe persona të tjerë të rëndësishëm.

Vrasjet janë shtuar që prej nisjes së bisedimeve të paqes vitin e kaluar midis qeverisë afgane dhe talebanëve, duke shkaktuar frikë se kryengritësit po eliminojnë persona që ata i vlerësojnë si kundërshtarë të tyre, shkruan Daily Mail.

Tre viktimat e fundit ishin të moshës 18 deri në 20 vjeç. Ato u qëlluan dhe u vranë në dy sulme të ndara, pasi u larguan nga stacioni televiziv Enikass ku punuan të martën.

Zyrtarët afganë thanë se policia kishte arrestuar vrasësin dhe e identifikoi atë si Qari Baser, duke theksuar se ai ishte një anëtar i talebanëve. Megjithatë, pretendimi u mohua menjëherë nga zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid. Shefi i policisë së Nangarhar, Juma Gul Hemat, tha se autori kishte përdorur një pistoletë me silenciator në këto ngjarje.

Ndërkohë, ISIS kundërshtoi pretendimet e qeverisë afgane, duke theksuar se viktimat ishin në shënjestër sepse punonin për një televizion që mbështeste qeverinë afgane. Ky nuk është sulmi i parë ndaj punonjësve të televizionit lokal. Në dhjetor, ISIS pretendoi vrasjen e një punonjëseje tjetër femër, Malala Maiëand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco