Sulm masiv me thikë në Suedi, dyshohet për terrorizëm, arrestohet i riu

Sulm masiv me thikë në Suedi, dyshohet për terrorizëm, arrestohet i riu

08:54, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një sulmues në jug të Suedisë ka plagosur me thikë tetë persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Policia po e trajton incidentin si rast i dyshuar terrorist.

Sulmuesi është një person reth 20 vjeçar dhe u shfaq në pesë vende të ndryshme në qendër të qytezës jugore, Vetlanda, rreth orës 15 të së mërkurës, tha policia.

Pas pak minutash, ai u qëllua me armë nga policia, duke mbetur i plagosur. Sulmuesi i dyshuar është arrestuar , shkruan BBC.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha se dhuna e tmerrshme është përkujtim se sa e brishtë është ekzistenca e sigurt. “Ne u bëjmë ballë këtyre veprimeve të neveritshme me forcën e kombinuar të komunitetit”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Jonas Lindell, komandant rajonal i policisë, tha se deri më tani janë identifikuar pesë skena krimi me disa qindra metra mes vete.

Dëshmitarja Asa Karlqvist tha: “Dëgjuam një britmë nga rruga. Pastaj pamë një burrë duke u futur në dyqan dhe duke thënë se është therë me thikë. Nga krahu i rridhte gjak, prandaj morëm peshqir për t’ia shtypur plagën.”

Hetuesit policorë fillimisht thanë se e kanë klasifikuar rastin si tentim vrasje, por më vonë njoftuan se kanë hapur hetime për terrorizëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco