Dita më e përgjakshme e protestave në Mianmar, mbi 38 persona të vrarë nga policia

Dita më e përgjakshme e protestave në Mianmar, mbi 38 persona të vrarë nga policia

20:14, 03/03/2021
A+ Aa A-

Një tjetër ditë tragjike në Mianmar këtë mërkurën, ku të paktën 38 vetë u vranë, sipas Kombeve të Bashkuara, duke shënuar ditën më të keqe të dhunës që nga fillimi i protestave kundër sundimit ushtarak.

Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj turmave të mëdha në një numër qytetesh dhe të paktën dy nga viktimat besohet të jenë adoleshentë.

Demonstrata masive janë duke u zhvilluar në të gjithë Mianmar që kur ushtria mori kontrollin e shtetit më 1 shkurt. Kjo vjen një ditë pasi fqinjët e Mianmarit bënë thirrje për përmbajtje.

Christine Schraner Burgener, i dërguari i KB në Mianmar e përshkroi të mërkurën si “dita më e përgjakshme” që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt. Ajo tha se më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që nga ajo kohë.

Pas grushtit të shtetit, u arrestuan dhëheqësit e zgjedhur të qeverisë, duke përfshirë Aung San Suu Kyi. Protestuesit po bëjnë thirrje për lirimin e tyre dhe për t’i dhënë fund sundimit ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco