Komiteti i Senatit e konfirmon, Barnes do të jetë kreu i ri i CIA-s

Komiteti i Senatit e konfirmon, Barnes do të jetë kreu i ri i CIA-s

15:20, 03/03/2021
A+ Aa A-

Komiteti i Inteligjencës i Senatit Amerikan ka konfirmuar njëzëri se ish-diplomati William Barnes do të jetë kreu i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, tha senatori Mark Warner, kryetari i komitetit.

Ëarner tha se konfirmimi unanim i Barnes, një veteran i diplomacisë, kandidati i Presidentit Joseph Biden për drejtor të CIA-s, dëshmon për "kualifikimet e tij të padyshimta për atë pozitë, përvojën shumë vjeçare në çështjet e sigurisë kombëtare dhe angazhimin për shërbimin publik, e cila është e lavdërueshme. "

Gjatë seancës dëgjimore para komitetit, Barnes tha se në skenën ndërkombëtare "gjithnjë e më komplekse dhe konkurruese", qëndrimi "grabitqar" i qeverisë kineze përfaqëson "sfidën më të madhe gjeopolitike".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco