Milicia e mbështetur nga Irani sulmon me raketa baza amerikane në Irak

Milicia e mbështetur nga Irani sulmon me raketa baza amerikane në Irak

08:58, 03/03/2021
A+ Aa A-

Të paktën 10 raketa kanë sulmuar bazën ajrore Ain al-Asad në provincën perëndimore Irakiane të Anbar, sipas kolonel Wayne Marotto, zëdhënës i forcave të koalicionit të drejtuara nga SH.B.A.

Raketat goditën bazën ajrore, e cila pret forcat amerikane, të koalicionit dhe irakianët, në 7:20 të mëngjesit, tha të martën zëdhënësi kolonel Marotto.

Kjo ishte kundërpërgjigjja e parë që kur SHBA tha se kishte sulmuar objektivat e milicisë së lidhur me Iranin përgjatë kufirit Irak-Siri javën e kaluar.

Sulmi vjen dy ditë para se Papa Françesku do të vizitojë Irakun.

Vizita vjen pavarësisht nga përkeqësimi i sigurisë në disa pjesë të vendit, i cili kohët e fundit ka regjistruar një bombë vetëvrasëse në Bagdad, sulmin e parë të madh në tre vjet.

Më 16 shkurt, një sulm me raketa ndaj forcave të udhëhequra nga SH.B.A. në Irakun verior vrau një kontraktor civil dhe plagosi një anëtar të shërbimit amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco