Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Çështja Navalni, SHBA fajëson Rusinë dhe vendos sanksionet e para

Çështja Navalni, SHBA fajëson Rusinë dhe vendos sanksionet e para

16:17, 02/03/2021
A+ Aa A-

Administrata Biden deklasifikoi një dokument të inteligjencës amerikane, sipas të cilit FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë), një nga agjencitë kryesore të inteligjencës në Rusi, orkestroi helmimin e Aleksei A. Navalni.

Si pasojë, administrata aktuale amerikane  njoftoi sanksionet e saj të para kundër qeverisë ruse për sulmin dhe burgosjen e politikanit të opozitës.

Sanksionet pasqyrojnë një seri aksionesh që vendet evropiane dhe Britani ndërmorën tetorin e kaluar dhe i zgjeruan këtë të hënë. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se sanksionet ishin në kuadrin e përpjekjeve për të treguar unitet në konfrontimin e parë të administratës së re me qeverinë e Presidentit Vladimir Putin.

Por asnjë nga sanksionet nuk i drejtohej specifikisht Presidenti Putin, shefave të inteligjencës ruse apo oligarkëve që mbështetin liderin rus.

Megjithatë, sanksionet bënë bujë pasi janë të parat e Presidentit Biden, pesë javë pas marrjes së detyrës. Ndërsa shumica e presidentëve të shkuar kanë marrë detyrën duke deklaruar se do të kërkojnë një rinisje të marrëdhënieve me Rusinë, Biden ka bërë të kundërtën, duke paralajmëruar se Putin po e kthen vendin në erën e autoritarizmit, me premtimin se do t’i përgjigjet dhunimit të të drejtave të njeriut dhe përpjekjeve për destabilizimin e Evropës.

Një zyrtar tha sot në mëngjes se administrata e SHBA nuk synon një rinisje të marrëdhënieve, por as përshkallëzim të konfrontimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco