Kush është ishulli në Evropë që cilësohet si ‘Parajsa pa COVID’?!

Kush është ishulli në Evropë që cilësohet si ‘Parajsa pa COVID’?!

11:52, 02/03/2021
A+ Aa A-

 Në kufirin lindor të Evropës është një ishull i gjelbër në ujërat e bukur blu të Egjeut, ku tani të gjithë banorët e saj janë të sigurt! 

"Të gjithë banorët e Kastellorizo janë vaksinuar, kundër Covid-19 dhe ishulli nuk ka asnjë rast të koronavirusit ", shkruan  gazeta gjermane "Bild". 

"Tani ne jemi duke qëndruar këtu në port dhe po flasim pa u shqetësuar se maska ??ime nuk është vendosur siç duhet,"  i tha Zëvendës Kryetari i Bashkisë Dimitris Achladiotis gazetës gjermane. 

Kastellorizo nuk është "e njohur" nga turistët, siç është Mykonos ose Kreta, por është një parajsë e fshehtë. 

Dhe është e njohur për të gjithë ata që janë në kërkim të destinacioneve alternative të udhëtimit.

Pse gjërat shkuan kaq shpejt atje? Si arriti që Kastellorizo ??të hiqte qafe pandeminë?

Është e thjeshtë: Qeveria Greke ka marrë vendimin strategjik për të vaksinuar banorët e ishujve me më pak se 1.000 banorë, në mënyrë që të mbrojë zona të vogla dhe më të largëta. 

Vetëm 250 njerëz jetojnë në Kastellorizo!

"Ne vaksinuam 350 njerëz," tha Achladiotis për BILD. 

"Banorët, mjekët, mësuesit dhe Rojet Bregdetare - të gjithë janë të sigurt tani. Dhe të gjithë punëtorët që janë këtu në ishull, për shembull në vendet e ndërtimit, marrin teste. Hapi tjetër do të jetë që t'u kërkohet menaxherëve të hapin tavernat dhe kafenetë. Ne nuk kemi shumë vizitorë në këtë moment, kështu që nëse ekspertët do ta lejonin, do të ishte mirë."

"Ne jemi më se të gatshëm të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota sa më shpejt që këto udhëtime të lejohen përsëri. Shpresojmë të arrijmë 60% të sezonit të mrekullueshëm të vitit 2019 - atëherë kishim rreth 50,000 vizitorë në ishull", thotë ai.

Greqia tani ka kryer më shumë se 850,000 vaksina, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias në fundjavë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco