Rrahën për vdekje vajzën e vogël,nëna monstër shokon me fjalët: Ishte e prekur nga djalli

Rrahën për vdekje vajzën e vogël,nëna monstër shokon me fjalët: Ishte e prekur nga djalli

11:37, 02/03/2021
A+ Aa A-

Policia në Sri Lanka tha se ata kanë arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e një vajze nëntë vjeçare e cila u rrah vazhdimisht gjatë një rituali që ata besonin se do të largonte një shpirt të lig.

Dy të dyshuarit - gruaja që kryente ekzorcizmin dhe nëna e vajzës - u paraqitën në gjykatë të hënën për të dëgjuar akuzat për vdekjen e vajzës, e cila ndodhi gjatë fundjavës në Delgoda, një qytet i vogël rreth 40 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit, Colombo.

Sipas zëdhënësit të policisë Ajith Rohana, nëna besonte se vajza e saj ishte pushtuar nga një demon dhe e çoi atë në shtëpinë e ekzorcistit në mënyrë që të kryhej një ritual për të larguar shpirtin.

Rohana tha se ekzorcisti filloi ta godiste vazhdimisht me një kallam. Kur vajza humbi ndjenjat, ajo u dërgua në një spital, ku vdiq. Një autopsi ishte caktuar për të hënën.

Gruaja që kreu ritualin mbi vajzën ishte e njohur në zonë për ofrimin e shërbimeve të tilla në muajt e fundit dhe policia po heton nëse dikush tjetër ishte abuzuar, tha Rohana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco