Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO/ Shoferi hero kap në ajër, foshnjen që po binte nga kati i 12-të në Vietnam

VIDEO/ Shoferi hero kap në ajër, foshnjen që po binte nga kati i 12-të në Vietnam

11:20, 02/03/2021
A+ Aa A-

Hanoi - Një shofer që dorëzonte pako është bërë hero sot në Hanoi pasi ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare që ra nga një ballkon i katit të 12-të.

Nguyen Ngoc Manh, 31 vjeç, ishte ulur në makinën e tij duke pritur të bënte një dërgesë në orën 5 pasdite të dielën kur dëgjoi një fëmijë duke qarë, siç i tregoi ai agjencisë së lajmeve Anninhthudo dhe pastaj një grua që filloi të bërtiste. Aty ai nxori kokën nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte.

Ai u tha mediave se në fillim mendoi se ishte një fëmijë që qante me hidhërim, por shpejt e kuptoi se ishte diçka tjetër. Fëmija ishte mbi 50 metra lart  dhe gati duke rënë në tokë.

"Unë pashë një vogëlushe që kacavirrej jashtë ballkonit", tha ai.

Në moment doli nga makina e tij dhe shkoi tek ndërtesa pranë për t'iu afruar vendit nëse fëmija binte.

"Hipa mbi një strehë metalike dhe kërkovar pozicionin e duhur për të pritur fëmijën," tha ai, ende duke u dridhur.

Duke qëndruar sipër çatisë metalike që përdorej për të ruajtur gjeneratorët, "u përpoqa të zgjas dorën dhe bëra maksimumin e përpjekjes për të kapur vajzën", tha ai, duke shpresuar që të paktën të parandalonte që ajo të binte drejt e në tokë. Ai u hodh sa mundi duke ngulur këmbët për ta kapur.

"Për fat të mirë, foshnja ra në prehrin tim," tha Nguyen. "Unë e përqafova me nxitim dhe pashë gjak që dilte nga goja e saj e u frikësova shumë".

Në një video të incidentit të filmuar nga një apartament aty pranë, fëmija mund të shihet duke u ngjitur mbi parmakun e ballkonit dhe kapërcen një parvaz të hollë.

Fqinjët në një ndërtesë përballë mund të dëgjohen duke i thirrur asaj. Fëmija mbahet për disa çaste para se të bjerë poshtë.

Fëmija u dërgua në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve, ku mjekët thanë për mediat lokale se ajo kishte nxjerrë kofshën por nuk kishte pësoi dëmtime të tjera. Le Ngoc Duy, një mjek në spital, tha se ia kishin lidhur dhe po e monitorionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco