Çështja Navalny/ SHBA-ja përgatitet të vendosi sanksione ndaj Rusisë

Çështja Navalny/ SHBA-ja përgatitet të vendosi sanksione ndaj Rusisë

10:27, 02/03/2021
A+ Aa A-

Pritet që Amerika do të vendosë sanksione ndaj Rusëve këtë javë, të cilat janë të lidhura me helmimin e opozitës Alexei Navalny.

Një raport i Reuters thotë se tre burime e konfirmuan këtë informacion sot, por ata refuzuan të identifikojnë se për cilët shtetas rusë bëhej fjalë.

Departamenti i Shtetit nuk komentoi mbi njoftimin e futjes së sanksioneve dhe një ekspert i lartë i KB për të drejtat e njeriut vlerësoi sot se ish-Presidenti i SHBA Donald Trump është përgjegjës, sepse ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar rusët që janë përgjegjës për përpjekjen për të likuiduar Alexei Navalny.

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden, vlerësoi muajin e kaluar se arrestimi i Navalny pas kthimit nga trajtimi në Gjermani ishte "i motivuar politikisht" dhe kërkoi lirimin e tij.

Biden bëri thirrje gjithashtu për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe njoftoi se Uashingtoni nuk do të "kthente kokën" përpara veprimeve agresive nga Kremlini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco