Franca e miraton vaksinën AstraZeneca për moshat mbi 65 vjeç, po me specifikë

Franca e miraton vaksinën AstraZeneca për moshat mbi 65 vjeç, po me specifikë

07:30, 02/03/2021
A+ Aa A-

Qeveria franceze thotë se njerëzit e moshuar me sëmundje që i kishin më parë, tani mund të marrin vaksinën e AstraZeneca për Covid-19, duke e rishikuar qëndrimin e saj për këtë çështje.

"Njerëzit e prekur nga bashkë-sëmundje mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës nga 65 deri në 74," tha Ministri i Shëndetësisë.

Muajin e kaluar Franca e miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për moshat nën 65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave për njerëzit e moshuar.

Që nga ajo kohë studimet kanë treguar që vaksina është shumë e efektshme tek të moshuarit.

Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende po e kufizojnë për moshat nën 65 vjeç, përfshirë edhe Gjermaninë.

Enti Rregullator i BE-së për Barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit shtet anëtar që të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Duke folur në televizionin France 2 të hënën vonë, Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran tha se njerëzit me sëmundje të mëparshme mund ta merrnin vaksinën e Oxford-AstraZeneca nga operacionet e GP, spitalet dhe "brenda ditësh" dhe nga farmacitë.

Atyre të moshës mbi 75 vjeç do t’iu ofrohet ende vaksina e Pfizer ose e Moderna në një qendër vaksinimi, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco