Ishin vendosur në ndjekje të grabitësve, policia përplas për vdekje 17-vjeçaren

Ishin vendosur në ndjekje të grabitësve, policia përplas për vdekje 17-vjeçaren

18:26, 01/03/2021
A+ Aa A-

Në periferinë lindore të Romës, një ndjekje e policisë në via di Salone, përfundoi në tragjedi.

Sipas raportimeve, një vajzë 17-vjeçare vdiq pasi makina në të cilën ndodhej u godit nga një patrullë e policisë rrugore.

E reja ishte në makinë me persona të tjerë, njëri prej të cilëve u plagos rëndë.

Po ashtu në këtë ngjarja u plagosën edhe dy policë të cilët po kryenin ndjekjen.

Ndjekja ndodhi pas raportimit të një grabitjeje në Tivoli.

Policia u vu pas një makine duke e ndjekur nëpër rrugë e më pas doli në kryqëzimin në via di Salone, ku u përplas me makinën me të cilën vajza po udhëtonte.

Ndërkohë, makina e grabitësve u gjet më vonë e braktisur në rrugën A24 dhe për ta janë duke u bërë kërkime për t’i gjetur.

Po ashtu, është hapur një hetim nga Prokuroria Publike për aksidentin.

Prokurori kujdestar urdhëroi hetime për të rindërtuar dinamikën e aksidentit që përfshiu një makinë të policisë rrugore dhe makinën e vajzës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco