Ukrainë/ Mjekët refuzojnë të vaksinohen, hidhen në kosh disa doza të papërdorura

Ukrainë/ Mjekët refuzojnë të vaksinohen, hidhen në kosh disa doza të papërdorura

18:17, 01/03/2021
A+ Aa A-

Disa mjekë nuk u paraqitën në takimin e tyre për t’u vaksinuar, duke detyruar spitalet në Ukrainë të hedhin disa vaksina të papërdorura COVID-19.

Qeveria ukrainase ka si përparsëi vaksinimin e personelit mjekësor, por citoi edhe statistikat që tregojnë se 47% e qytetarëve nuk e duan vaksinën.

“Është shumë keq, por nuk ka zgjidhje tjetër; Nëse nuk vjen, shishja e vaksinës mund të mbahet e hapur për 2-3 orë. Pas kësaj kohe, ajo duhet të hidhet”, tha kreu i Komitetit të Shëndetësisë Mikhail Radutsky .

Ministri i Shëndetësisë Maksim Stepanov tha se qeveria po punon që vaksinat të mos refuzohen, duke shtuar se kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera. Ai u vaksinua këtë të hënë “live”, për të treguar që vaksina është e sigurt.

“Unë kam provuar me shembullin tim se vaksina që ne bëjmë është një vaksinë plotësisht e sigurt, është një vaksinë efektive”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco