Klienti 'Bandit Covid' lë pa fjalë stafin e restorantit me bakshishin prej 6800 dollarësh

Klienti 'Bandit Covid' lë pa fjalë stafin e restorantit me bakshishin prej 6800 dollarësh

15:48, 01/03/2021
A+ Aa A-

Në ktë vit jo pak të zymtë për çdo njeri, duket se dikush është përpjekur për të gëzuar paksa të tjerët.

Fatlumët, ishin anëtarë të stafit që punojnë në 'Guard dhe Grace', një lokal buke në Denver, SH.B.A.

Më 20 shkurt, një burrë anonim vizitoi restorantin dhe la një bakshish prej 6,800 dollarësh (4,800 £) që u nda midis punonjësve të restorantit, njoftoi Kiro7 .

Kushdo që ka punuar në bare dhe restorante, e di mirë që kjo është mjaft e rrallë, pasi restorantet në mbarë botën u detyruan të mbyllnin dyert e tyre, dhe stafi ka mbetur duke 'luftuar për para'.

Kështu që, një zotëri me zemër të madhe, e mori përsipër ta bënte jetën e një grupi njerëzish paksa më të lehtë dhe të lumtur.

Anëtari i stafit Ben Moon tha se ai ishte parë duke biseduar me menaxherin e përgjithshëm para se të nisej në një nga dhomat private të ngrënies.

Pasi stafi u rreshtua, ai i dha secilit anëtar të stafit 200 dollarë, dhe nënshkroi faturën e kartës së kreditit, ku shtoi: "Covid Sucks".

Identiteti i tij mbetet i panjohur ndërsa ai rezervoi nën emrin "Bandi Covid".

Shefi Troy Guard e falenderoi njeriun e përzemërt në një postim në Facebook ku shpërndau një foto të faturës dhe shkroi: "Kushdo që është ky person ... faleminderit shumë për aktin tuaj të mirësisë dhe mendimin tuaj të sinqertë të kujdesshëm që ju i dhuruat stafit tonë të Gardës dhe Grace. Ju keni dhënë 6800 dollarë në total ... i dhatë 200 dollarë secilit punonjës ... disa po qanin - disa po hidhen lart e poshtë - disa po vallëzojnë!

"Unë nuk e di kush jeni Z. COVID BANDIT , por të falenderoj nga thellësia e zemrës sime, dhe i gjithë stafi ynë, unë jam thjesht pa fjalë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindasi 01/03/2021 16:44

Edhe Maznik Zdromsi keshtu bakshishe le tek Nusreti

Shto koment

Denonco