Siria fillon vaksinimin për COVID-19 me dozat nga

Siria fillon vaksinimin për COVID-19 me dozat nga "një vend mik'

11:45, 01/03/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha të hënën se kishte filluar administrimin e vaksinave Covid-19 për punonjësit e vijë së parë të kujdesit shëndetësor.

"Për të dytën ditë me radhë vaksinat Covid-19 po u bëhen punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë që po punojnë brenda qendrave të izolimit të koronavirusit nëpër qeveri", thoshte një deklaratë e ministrisë.

Nga deklarata nuk u bë e qartë se çfarë lloji vaksinash kishte blerë Siria ose sasinë. Siria kishte thënë të enjten se kishte marrë vaksinime nga një "vend mik" që nuk e përmendi me emër.

Zyrtarët e shëndetësisë kishin thënë që Siria ishte angazhuar me Rusinë dhe Kinën për vaksinat, por nuk kanë njoftuar për ndonjë marrëveshje bilaterale.

Ministria e Shëndetësisë tregoi për një rritje të infeksioneve kohët e fundit. Siria kishte regjistruar 15,588 raste koronavirus me 1,027 vdekje deri të dielën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco