Fauci: Fëmijët në SHBA do të vaksinohen në fillim të vitit 2022

Fauci: Fëmijët në SHBA do të vaksinohen në fillim të vitit 2022

10:49, 01/03/2021
A+ Aa A-

Fëmijët në Shtetet e Bashkuara nën moshën 12 vjeç ka shumë të ngjarë të vaksinohen kundër koronavirusit në fillim të vitit 2022, tha sot këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci.

Vaksinimi i fëmijëve është një nga temat kryesore në Shtetet e Bashkuara sepse mund të lehtësojë barrën për miliona prindër, fëmijët e të cilëve vijojnë ende shkollën në distancë.

Aktualisht, asnjë nga tre vaksinat e aprovuara në Shtetet e Bashkuara - Pfizer-BioNTeck, Modern dhe Johnson & Johnson, nuk janë të destinuara për fëmijë nën 16 vjeç.

Fauci tha se disa kompani kanë filluar kërkime sipas të cilave vaksinat do të prodhohen për fëmijët më të vegjël.

Imunologu shtoi se sipas atyre planeve, nxënësit e shkollave të mesme mund të vaksinohen në vjeshtë, dhe më pas më të rinj se 12 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco