Histori prekëse/ Të pastrehë për 24 vjet, çifti merr dhuratë një martesë të papritur përrallore

Histori prekëse/ Të pastrehë për 24 vjet, çifti merr dhuratë një martesë të papritur përrallore

09:39, 01/03/2021
A+ Aa A-

Një çift i pastrehë nga Filipinet - Rosalyn Ferrer, 50 vjeç dhe Rommel Basco, 55 - kanë qenë të pastrehë për 24 vitet e fundit, por dashuria e tyre u ka dhënë atyre forcë.

Çifti ka jetuar në një kasolle të vogël në një copë toke të zbrazët të djerrinave me gjashtë fëmijët e tyre.

Çifti kalon ditën duke mbledhur plastike në koshat e mbeturinave  dhe kodrat e plehrave, si një formë e fitimit të bukës së tyre të përditshme. 

Ndërsa çifti vazhdonte të luftonte për të rregulluar tre vakte të duhura për familjen, martesa, ishte një ëndërr e largët.

Sidoqoftë çifti u befasua kur kur Richard Strandz, një parukier i famshëm, por i huaj për çiftin, ju organizoi një martesë për t'u mbajtur mend.

"Njëherë kam ëndërruar të kisha një martesë me fustanin ebardhë, por kjo ishte kur isha një vajzë e vogël. Më doli nga mendja shumë kohë më parë. Asnjëherë nuk kishim para të mjaftueshme dhe gjithçka ku u përqendruam ishte të fitonim ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë çdo ditë. Tani ndihem kaq e bekuar që ka ndodhur. Jam shumë mirënjohës." është shprehur Rosalyn. 

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco